Hyrja e Keisit në shtëpi, duket sikur dita ditës po “përçan” çiftin Luiz-Kiara. Prej tre ditësh ata të dy kanë patur debate të shumta dhe në qendër të debatit ka qenë Keisi, pasi Kiara ka shprehur xhelozi për sjelljen e Luizit ndaj saj.
Mbrëmjen e kaluar, Kiara i tha që çfarë qëllimi ka me të dhe nëse vërtetë i “lezeton”, atëherë të merret më të.Ndonëse Luizi e kundërshtoi një gjë të tillë, Kiara tha se ai e provokon atë gjithë kohën, e shikon dhe e vë në siklet.
Luizi i dha fjalën Kiarës se nuk do merret më me të.Teksa ishin shtrirë në një shtrat për të fjetur, Luizi bëri një gjest shumë romantik. Ai hoqi varësen e tij me kryq dhe ia dha Kiarës.“Mbaje ti se të mbron”, i tha Luizi asaj.
Debati për nominimet shoqëroi banorët përgjatë gjithë javës. Edhe mbrëmjen e djeshme u përfol e njëjta temë.Luizi u tha banorëve se nëse atij i jepet mundësia të hapë “Kutinë e Pandorës”, ai do të nxirrte në nominim veten e tij, Oltën dhe Armaldos.
Ai tha se dëshiron që një lojtarë i fortë të dalë tani nga shtëpia, që loja në një farë mënyrë të bëhet me e lehtë. Luizi u shpreh se ka dëshirë që të shkojë vetëm në finale, pa banorët që ai deri më tani, i shikon si konkurentë.
Nderkohe Debati mes Luizit dhe Kristit, përfshiu edhe Tean, e cila tha se është e turpshme që dy djem të zgjuar dhe me botë, ta ulin nivelin e bisedës deri në atë pikë.