Në një bisedë të zhvilluar ditën e sotme mes Luizit dhe Kiarës në dhomën e ndenjes duket se janë bërë premtime të mëdha.Me siguri Luizi ka thënë se çifti do të jetë në finale teksa këngëtari dëshiron që t’ja jap çmimin e madh të dashurës së tij.
Luizi: Tani unë dhe ti jemi në finale, që të dy dhe e fiton ti. Kiara: Ç’pate Lui? Luizi: Kam vendosur me ta dhënë ty, sepse të dua shumë për Zotin. E meriton. Kiara: Po ik o Lui, ik.
Nderkohe sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u komentuan hyrjet e reja në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Të ftuarit u ndalën te Jori Delli, modelja që është kthyer në kryefjalë të këtyre ditëve për shkak të ngacmimeve me Luizin.“Unë shoh që ka shumë kimi mes atyre të dyve”, tha Sotira Jankulla, një deklaratë për të cilën ra dakord edhe Albatros Rexhaj.
“Luizi ka kimi me çdokënd aty brenda, përveç Kiarës. Në 30 ditë që janë çift s’ kemi parë një puthje tamam mes tyre. S’ ka fare pasion, ku janë kafshimet. Ne s’ jemi në shekullin 17 për të kuptuar që ato puthje s’ kanë pasion”, tha ai.
Teksa ka qenë duke biseduar me një grup banorësh Luiz Ejlli ka bërë sërish një nga kërkesat e tij shumë të dëshiruara.Ai i ka kërkuar “Vëllait të Madh” që të shtunën, ta nxjerr atë dhe Oltën në nominim,
duke e justifikuar kërkesën e tij si fundin e korrupsionit në shtëpi.“Korrupsioni në këtë shtëpi mbaron në qoftë se “Vëllai i Madh” na lë mua dhe Oltën kokë më kokë në nominim të shtunën”, tha Luizi.