Skuadra e Interit mbrëmë arriti fitore të madhe në finalen e Coppa Italia duke mposhtur Fiorentinan me rezultatin 2-1.
Pjesë e këtij suksesi ishte edhe futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, shkruan LIG Sport
Madje qysh në sezonin e parë, Asllani fiton dy tituj të rëndësishëm me klubin italian, atë të Superkupës dhe Kupës së Italisë.
Kujtojmë që futbollisti ‘kuqezi’ me Interin ka për të luajtur edhe finalen e madhe të UEFA Champions League në Stamboll të Turqisë kundër Manchester Cityt.