“Po gabojmë shumë”, mbrojtësi Gabia: Të gjithë kemi fajet tona

Përsëri një nga më të mirët në fushë për Milanin duke bërë detyrën si mbrojtës, por edhe duke dhënë një ndihmesë të madhe në sulm ku rezultoi rrezik konstant me në bilanc një penallti të fituar.

Megjithatë për Mateo Gabian paraqitja personale kalon në plan të dytë pavarësisht se sot i bashkohet për herë të parë edhe kombëtares Italiane. Pa humbjes në Firence, ai deklaroi: “Ishte një ndeshje e çuditshme.

Na dhemb, nuk jemi të kënaqur me paraqitjen dhe rezultatin. Duhet ta analizojmë mirë. Skuadra nuk ka qenë kurrë në rrugë të gabuar e patjetër duhet të bëjmë më mirë. Kush qëndron te Milanello duhet të punojë, kush shkon në kombëtare duhet të kthehet i karikuar. Ndeshjet e radhës duhet t’i përballojmë si ekip”.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top