Humbja me Barcelonën nuk kapërdihet lehtë në Madrid. “Rezultati nuk tregon atë që ndodhi në fushë”, u shpreh trajneri Carlo Ancelotti pas ndeshjes.
Askush nuk ia beson këtë deklaratë teknikut italian, i cili duhet të marrë përgjegjësi për disfatën në El Clasico, sepse rrezikon stolin.
“Fichajes” raporton se presidenti Florentino Perez do ta shkarkojë nëse në tri ndeshjet e radhës nuk sheh rritje dhe reagim pas humbjes shokuese me katalanasit.
Duket se Perez dëshiron që ish-trajneri Zinedine Zidane të rikthehet në “Bernabeu” dhe të marrë frenat e ekipit në dorë për herë të tretë
Sidoqoftë, Real Madridi ka konkurrencën e Manchester United, klub që e kërkon me ngulm francezin si pasues të Erik ten Hag, 99% i shkarkuar pas rezultateve zhgënjyese.