Poçetino: Çelsi ndonjëherë shi, ndonjëherë diell

Çelsi do të përpiqet të presë biletën në gjysmëfinalen e Kupës FA sot në ndeshjen kundër kryesuesve të Championship-it, Lestërit. Ky kompeticion është shansi i vetëm që blutë të rikthehen në Europë sezonin e ardhshëm, ndërsa formën me luhatje të forta këtë sezon, trajneri Mauricio Poçetino e komentoi kështu në konferencën e tij të djeshme për shtyp:

“Është një vit i çuditshëm. Ndonjëherë pritshmëritë janë të larta dhe ndonjëherë të ulëta. Ndonjëherë shi dhe nganjëherë diell! Për ne, të mposhtim Lestërin do të ishte shumë e rëndësishme. Është një tjetër mundësi për të luajtur në ‘Uembli’.

Disa lojtarë nuk kanë fjetur një ditë para finales të Kupës Karabao dhe vetëm përmes përvojës dhe duke jetuar këto situata, mund të përmirësohesh. Mundësia për të shkuar në Europë përmes Kupës FA do të ishte e rëndësishme. Por duhet të bëjmë kujdes ndaj Lestërit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top