Pochettino i mahnitur nga talenti i Brojës, në Angli janë të bindur se sulmuesi shqiptar do të shkëlqejë

Parashikimet për të janë shumë të pozitive. Armando Broja vërtet mund të jetë ende “në ajër” tek Chelsea, por analistë të ndryshëm janë shprehur se shqiptari do të shkëlqejë me trajnerin e ri, Mauricio Pochettino.

Pasio Fabricio Romano njoftoi se Blutë e Londrës do ta mbajnë yllin 21-vjeçar kuqezi, mediat pranë klubit shkruajnë se loja e Brojës është mjaft e përshtatshme për stilin e futbollit praktikon tekniku argjentinas, siç ka bërë tek Totenhemi dhe tek Paris SG.

Për momentin, futbollisti i kombëtares shqiptare është duke u stërvitur me ekipin U21 të Chelsea, për të fituar ritmin dhe shprehitë, ndërsa në fillim të korrikut do të bashkohet me skuadrën e parë të drejtuar nga Pochettino.

Broja kaloi një dëmtim të rëndë që nga dhjetori, dhe iu desh një periudhë riaftësimi prej gati 7 muajsh, ndërsa shpresohet që ky lëndim të mos ndikojë në nivelin e tij në të ardhmen.

Pochettino ka shprehur dëshirën për të punuar me sulmuesin 21-vjeçar, të cilin e vlerëson për talentin dhe parametrat fizike, ndërsa gjithçka është në përputhje me politikën e klubit që kërkon të mbajë lojtarët e Akademisë.

Kjo nuk pritet të ndryshojë edhe nëse për Brojën do të ketë oferta deri në 30 milionë paund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top