Polemika Kosovë-Shqipëri, Ademi mesazh Dukës: Nuk është mirë që ftojnë lojtarët tanë

Sot në media ka qarkulluar lajmi se Shqipëria ka kontaktuar futbollistin e Ballkanit, Lumbardh Dellova, për ta bërë pjesë të Kombëtares kuqezi.

Për të zbuluar se si qëndron e vërteta “Gazeta Sport” ka kontaktuar presidentit e FFK-së, Agim Ademi.

Ai është treguar i prerë duke thënë se nuk duhet të ftohen lojtarë të kombëtares së tyre.

“Ne kemi pasur dhe kemi mirëkuptim me Federatën Shqiptare por mendoj se kjo nuk është në rregull të ftohen lojtarët që janë pjesë e Kombëtares sonë. Dellova ka qenë pjesë e Kosovës dhe është e papranueshme që ai të ftohet nga dikush tjetër”, ka thënë Ademi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top