Presidenti i FSHF, Armand Duka: Sylvinho ka gabimet e veta, ja sa është fondi që akordon Qeveria për Federatën

Trajneri i kombëtares Sylvinho ka qënë shpesh në qendër të kritikave për kohën e kryerjes së zëvendësimeve në ndeshjet e kuqezinjve.

Për këtë fakt, presidenti i FSHF ka pranuar se braziliani ka gabimet e veta, gjithsesi, rezultatet i japin të drejtë për të qënë sërish në krye të përfaqësueses.

Sylvinho për mua i ka dhënë shumë ekipit kombëtar. Padyshim ka gabimet e veta, siç i kemi të gjithë ne. Përkushtimi i tij është shumë për tu lavdëruar. Rezultatet kanë qënë të mira dhe kjo i jep të drejtë. Pagat e bonuset e Sylvinhos e stafit të kombëtares janë shumë miliona euro. Ai ka një marrëdhënie kontraktore nga Federata dhe paguhet vetëm nga ne. Nëse doni të dini fondet që Federata merr nga Qeveria, janë diku 600-700 mijë euro. Kemi shumë sponsorë dhe këto janë të ardhurat kryesore tona. Në përputhje me % e Federatës nga ana e qeverisë është rreth 5% e totalit” tha presidenti Duka në një intervistë për mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top