Presin Laçin, Tirana sërish larg kryeqytetit

“Shtegtimet” për Tiranën pritet të vazhdojnë. Edhe në duelin ndaj Laçit sfidën si pritëse me shumë gjasa do ta luajnë larg kryeqytetit.

Drejtuesit kanë diksutuar mes tyre për disa opsione. Dëshirë e krerëve të klubit bardheblu është që kjo përballje të luhet në “Elbasan Arena”. Kërkesa është dërgua rnë zyrën e FSHF-së, por në këtë stadium luan edhe Elbasani ditën e shtunë ndaj Skënderbeut dhe për këtë ka një “ngërç”.

Ndërkohë Tirana – Laçi është programuar të luhet ditën e premte në orën 17:00. Gjithashtu një tjetër alternativë është sërish stadiumi “Flamurtari” në Vlorë, ku zhvilloi edhe derbin me Dinamon.

Edhe stadiumi “Niko Dovana” ashtu si “Elbasan Arena” është i zënë dhe tashmë sfida mes Tiranës dhe Laçit mbetet në ajër dhe ende nuk dihet se ku mund të zhvillohet. Një tjetër mundësi mund të jetë që kryeqytetasit të dakortësohen me Laçin që kjo sfidë të luhet në Kurbin dhe bardhezinjtë të konsiderohen si vendës, ndërsa në fazën e 3-të të luajë Tirana si pritëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top