Nje incident i vogel ka ndodhur pak para se te fillonte prime, ku divani ne te cilin ishin ulur cifti Kejsi dhe Kristi i ka leshuar, duke shkaktuar te qeshura. Armaldo dhe Visi ishin ata te cilet e larguan menjehere divanin.
Ndërkohë për sot kanë qenë të nominuar plot 7 banorë, Qetsori, Maestro, Sabiani, Antoneta, Fotinia, Nita dhe Dea. Njëri prej tyre do lërë përfundimisht shtëpinë.
Nga burime pranë produksionit mësohet se banorja që do lërë sonte shtëpinë është pikërisht Antoneta, e cila ra në “gjumë” këto ditë pas debateve me Luizin në primen e kaluar.
Antoneta është një nga 6 banoret që ka hyrë së fundmi dhe aventura e saj do zgjasë shumë pak. Ajo ishte në nominim dhe primen e kaluar por në fund doli Shpati.
Në shtëpi sot ka mbërritur një zarf i zi, që nënkupton që dikush ka thyer rregullat dhe sot pritet dënimi nga “Vëllai i Madh”.
Shumë njerëz dhe vetë Olta mendojnë se do jetë një dënim për të për shkak të diskutimit për nominimet me Qetsorin, gjë që nuk lejohet të bëhet, por mbetet për t’u parë.