Lushnja nuk ka humbur shumë kohë dhe ka arritur të gjejë trajnerin e ri. Erjon Xhafa ka marrë në dorë “frenat” e lushnjarëve për sfidat e Kategorisë së Parë në këtë sezon sipas shtypit të shkruar.
Xhafa do të zëvendësojë kështu në stol Gugash Maganin, i cili u largua pak ditë më parë. Ditën e sotme pritet prezantimi i trajnerit të ri te Lushnja, që do te nisë më pas menjëherë punën me skuadrën.
Kujtojmë se 38-vjeçari e njeh mjaft mirë këtë ambient, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e lushnjarëve. Gjithashtu ka luajtur edhe për ekipe si Besa dhe Kastrioti.