Mesfushori Kristjan Asllani bëri paraqitje fantastike me Shqipërinë duke fituar edhe besimin e trajnerit të Interit, Simone Inzagi. Ai i ka dhënë më shumë minuta këtë sezon futbollistit shqiptar.
Ndaj Monzas, ai u aktivizua në minutën e 62-të duke marrë vendin e Çalhanoglut, ndërsa në sfidën e radhës në Serie A, atë kundër Fiorentinës, pritet ta nisë nga minuta e parë.
Regjisori turk ka plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të jetë në fushë, ndërsa sipas mediave italiane vendin e tij do ta marrë Asllani.
Kjo është një tjetër provë e fortë për mesfushorin kuqezi për të vërtetuar se është gati për të marrë çelësat e mesfushës.