Aktorja Olta Gixhari ruan me fanatizëm identitetin e bashkëshortit të saj, i cili u akuzua dhe nga opinionistja e BBV, Zhaklinë Lekatari se kishte tentuar që ta blinte.
Gixhari ka pohuar se burri i saj quhet Dori dhe se është shqiptar, duke mos dhënë detaje të mëtejshe.
Aktorja vijon ta mbajë sekret pamjen dhe identitetin e bashkëshortit, thua se ky i fundit është një bos droge në Spanjë.
“Unë emrin edhe mund t’ ia them. S’ia kam thënë se s’më kanë pyetur kurrë për emrin… Zakonisht më pyesin pse s’nxjerr foto me fytyrën e tij. Quhet Dori, po, po, shqiptar është,”- u shpreh ndër të tjera aktorja.
Ende nuk dihet asgjë rreth idenitetit dhe veprimtarisë së bashkëshortit të aktores. Por, Gixhari ka kërcënuar disa herë banorët me burrin e saj.
Kujtojmë që Olta pak ditë më parë, kërcënoi aktorin tjetër Gent Hazizaj, se burri i saj e bën gjak dhe e vret, po ta dëgjonte debatin mes tyre.
Ndaj dhe me sa duket, pas këtyre kërcënimeve, kanë vendosur ta shfaqin burrin e Oltës, për të cilin askush nuk e di se me çfarë merret në Spanjë,
Nga ana tjetër ish të dashurit e aktores janë të identifikueshëm.
Aktorja ka pasur lidhje me Xhek Nasufi, një 22-vjeçar, gati 10 vite më i vogël në moshë se sa Olta.
Gixhari ka patur një histori dashuri me një nga banorët e “Big Brother 1”, Olsin, i cili u bë i famshëm për lidhjen e tij brenda shtëpisë me Noçen dhe për braktisjen nga e dashura live njërës prej të shtunave.
Historia e dashurisë mes Olta Gixharit dhe Olsit nisi në vitin 2011 gjatë “Dancing With the stars” ku të dy ishin konkurent. Lidhja e tyre nuk zgjati më shumë se 4 muaj dhe ndarja thuhet se erdhi për faktin se aktorja ndihej pak më superiore se ai.
Dikur ajo përflitej edhe për një lidhje dashurie me aktorin Nik Xhelilaj pasi shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri- tjetrit, por Olta ka pohuar se kanë qenë vetëm miq.