Punimet vazhdojnë me intensitet të lartë, FSHF po investon në 5 fusha në Divjakë, Librazhd, Korçë & Tiranë

Federata e Futbollit po realizon një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore. Pas miratimit të disa vendimeve të rëndësishme në mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, ka nisur puna në disa fusha të ndryshme të vendit në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale.

 

Në bashkëpunim me Bashkinë Divjakë, FSHF po investon në ndërtimin e një fushe me bar artificial në Çermë Sektor në njësinë administrative Tërbuf. Momentalisht po punohet për bazamentin dhe punimet për shtrimin e tapetit artificial nisin në muajin nëntor.

 

Në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd ka nisur puna për ndërtimin e dy fushave me bar artificial. Edhe në Librazhd po punohet për bazamentin dhe në nëntor pritet të fillojnë punimet për shtrimin e tapetit artificial të dy fushave.

 

Në Korçë, në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” do të vendoset tapet i ri për terrenin stërvitor dhe punimet pritet të nisin në nëntor.

 

Gjithashtu, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” do të shtohet një fushë e re stërvitore me bar artificial për ekipet kombëtare të moshave. Është porositur tapeti dhe punimet do të nisin në muajin nëntor.

 

Këto investime të rëndësishme janë pjesë e projektit “100 fushat” me qëllim për të rritur cilësinë e fubollit në Shqipëri dhe për të ofruar kushte më të mira për futbollistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top