Qëndroi i pajetë 5 orë në pishinë, detaje nga vdekja e futbollistit të Kombëtares greke! Si u zbulua ngjarja tragjike

Zi në futbollin grek për ndarjen e parakohshme nga jeta të 31-vjeçarit George Baldock, i cili u gjet i vdekur mbrëmjen e së mërkurës në pishinën e shtëpisë së tij në Glyfada.Ende nuk dihet shkaqet e vdekjes së futbollistit, ndërsa mësohet se prej disa orësh familjarët kishin humbur kontaktin me të.

Gruaja 31-vjeçarit, e cila ishte në Angli së bashku me vajzën e tyre, po përpiqej të kontaktonte me lojtarin grek, por s’kishte arritur. Ajo telefonoi pronarin e shtëpisë që Baldock kishte marrë me qira, në mënyrë që ai të mund të shkonte dhe zbulonte se çfarë po ndodhte.

Pronari shkoi në banesë dhe gjeti futbollistin 31-vjeçar të vdekur në pishinën e tij. Sipas informacioneve të protothema.gr, Baldock kishte të paktën 5 orë që qëndronte i vdekur në pishinë, ndërsa më shumë të dhëna që pritet të dalin pas autopsisë.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa janë marrë edhe gjurmët e gishtërinjve në shtëpinë ku humbi jetën 31-vjeçari. Në trupin e tij raportohet se nuk ka shenja dhune.

Në vendngjarje, pas zbulimit të lajmin tragjik, kanë mbërritur menjëherë drejtori teknik i Panathinaikos, Yiannis Papadimitriou, si dhe Giorgos Tzavellas, drejtori i departamentit të futbollit të klubit dhe ish-shoku i tij i skuadrës në Kombëtaren Greke.212Shumë lojtarë të skuadrës, si Zeka, Senkefeld, Magnusson, Vilena dhe Perez, qëndronin të pikëlluar jashtë shtëpisë.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top