Qetsori thotë se do e fitojë ai BBV2, Luizi ia plãs në sy: Do e shohësh sa të dalësh në nominim me mua

Luiz Ejlli është bërë shënjestra kryesor e Qetsor Ferunajt që nga dita e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Ish-fituesi i Big Brother Albania është zotuar të thyer rekord duke e fituar edicionin e dytë të BBVA, por edhe atë të tretin.

Këto komente i ka bërë gjatë një debati me Luizin, i cili i ka thënë ta provojë edhe njëherë te edicioni i ardhshëm.

“Ti provo edhe një herë te treshi se në kohë je”, i ka thënë këngëtari, derisa Qetsori ia ka kthyer se do të provojë shumë gjëra, ndërsa Ejlli i ka uruar sukses.

“Unë do të thyej rekordin e Big Brotherave, do të fitoj dyshin, do të fitoj treshin…”, ka theksuar Qetsori.SHIH VIDEON

“Do e shohësh ti si do të fitosh sa të dalësh në nominim me mua edhe me një tjetër edhe fillon i bart valixhet”, i është kundërpërgjigjur Luizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top