Rashica ateron në Prishtinë, gati për ndeshjet me Kosovën

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka ateruar sonte në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Futbollisti i Beshiktashit pritet që t’i bashkohet bashkëlojtarëve nën urdhërat e trajnerit, Franco Foda, për ndeshjet që Kosova do t’i luaj në Ligën e Kombeve në muajin tetor.

Kosova do të ketë dy përballje në “Nations League”, fillimisht më 12 tetor si mysafire e Lituanisë dhe tri ditë më vonë në Prishtinë e pret Qipron.

“Dardanët” deri më tani kanë pësuar  3-0 nga Rumania në “Fadil Vokrri”, si dhe një fitore në tokën qipriote, 4-0.

Reprezentacioni kosovar luan në rangun e tretë të Ligës së Kombeve dhe aktualisht gjendet në pozitën e dytë në Grupin C me 3 pikë, kurse rumunët janë të parët me 6 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top