Reali fiton me rikthim të madh ndaj Dortmundit

Real Madridi ka fituar me rikthim të madh të rezultatit ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Skuadra spanjolle triumfoi 5:2 edhe pse ishte në disavantazh prej dy golave pas përfundimit të pjesës së parë.

Madrilenët shënuan katër gola në pjesën e dytë në “Santiago Bernabeu” të martën mbrëma për t’u kthyer te fitorja në Champions.

Padyshim se më i merituari për këtë fitore ishte braziliani Vinicius Junior që realizoi “hat-trick” në 45 minutat e dyta të ndeshjes.

Antonio Rudiger (60’), Vinicus Junior (62’, 86’, 90’) e Lucas Vazquez (83’) shënuan për përmbysjen e madhe të Real Madridit dhe fitoren kundër Dortmundit për ta konfirmuar veten si kampion në fuqi i Evropës.

Golat për Dortmundin i realizuan Donyell Malen dhe Jamie Gittens në minutën e 30-të, përkatësisht 34-të.

Për Dortmundin, kjo është humbja e parë në Champions pas dy fitoreve rresht, ndërsa disfatën e parë e shijoi edhe Juventusi që pësoi 1:0 në Torino nga skuadra e Stuttgartit.

Arsenali triumfoi 1:0 ndaj Shakhtar Donetskut, Aston Villa mposhti 2:0 Bolognan, rezultat më të cilin fitoi Sportingu i Lisbonës në udhëtim te Sturm Grazi.

Girona fitoi 2:0 në shtëpi ndaj Slovan Bratislavas, ndërsa Paris Saint-Germaini barazoi 1:1 në Francë kundër PSV Eindhovenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top