Reali i Madridit publikon videon kundër arbitrit të “El Clasico”-s, tregon të gjitha rastet ku i ka mohuar penallti madrilenëve

Reali i Madridit ka bërë veprimin e papritur në prag të duelit të shumëpritur kundër Barcelonës. Klubi spanjoll ka publikuar në kanalin e tij televiziv një video kundër arbitrit të “El Clasico”-s, Sanchez Martinezit. Reali i Madridit ka treguar të gjitha episodet kur gjyqtari në fjalë i ka mohuar penallti gjatë ndeshjeve.

Në fund, shfaq edhe një sekuencë të vogël nga rrëfimi i Sanchez Martinezit për çështjen Negreira. Mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e klubit madrilen do të mbeten të kënaqur apo jo nga arbitrimi në “El Clasico”-n e mbrëmjes së nesërme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top