Reali ndryshon mendje dhe mendon për merkaton e dimrit, piketohet “ylli” i Liverpul

Real Madrid pritet të jetë aktiv në merkaton e dimrit. Dhe pse mendohej se do ndiqej strategjia për të mos kryer afrime gjatë janarit, gjithçka ka ndryshuar me dëmtimin e Karvahal.

Aleksandër Arnold është dhe dëshira aktuale. Mbrojtësi i djathtë ka kontratë me Liverpulin deri në verën e vitit 2025. Për këtë duhet një sforco financiare, ndërsa 26-vjeçari është prej 8 vitesh pjesë e Liverpul.

Reali megjithatë nuk ka treguar dobësi duke shfaqur Lukas Vaskez si zëvendësuesin e Karvahal. Kjo është dhe arsyeja përse “Galaktikët” nuk do nxitohen në transferimin e një mbrojtësi.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top