Pavarësisht dëmtimit të rëndë, që solli edhe fundit e sezonit për lojtarin, Real Madrid ka vendosur të rinovojë kontratën e Dani Carvajal për dy vjet, deri më 30 qershor 2026.
Një shenjë e mbështetjes absolute nga klubi i Florentino Perezit pas lëndimit të rëndë të pësuar dje.
“Real Madrid C. F. njofton se, siç pritej, ka rënë dakord me Dani Carvajal për të vazhduar kontratën e lojtarit tonë, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2026”, shkruhet mes të tjerash në njoftimin e klubit spanjoll.