Reali përmbys Dortmundin, barazon PSG, Juve bie

Rezultatet të çmendura në ditën e tretë të Champions League. Real Madrid, nga ferri në parajsë, mposhti Dortmundin me rezultatin 5-2. Gjermanët arritën të gjejnë avantazhin e dyfishtë me Malen dhe Bynoe-Gittens, por Vinicius (tripletë), Rüdiger dhe Lucas Vazquez nënshkruan rikthimin e kampionëve të Evropës.

Juventus bie 0-1 ndaj Stuttgartit duke pësuar  humbjen e parë këtë sezon. Skuadra e Thiago Motta-s vuajti shumë nga presioni dhe ritmi i ekipit të Hoeness, duke mos krijuar në thelb asnjë veprim sulmues të denjë për t’u shënuar, por reziston për një kohë të gjatë falë një Perin në një mbrëmje të jashtëzakonshme. Megjithatë, në limite, Touré shënoi një gol, duke dënuar bardhezinjtë me një humbje të merituar.

Arsenali mundi Shakhtarin 1-0 me autogolin e Riznyk, PSGnuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me PSV: Hakimi i kundërpërgjigjet Lang. Girona shtang me një 2-0 Slovan Bratislavan. Sporting rrëmben një fitore 2-0 në fushën e Sturm Graz.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top