Realizoi dopietë ndaj Breshas dhe kryeson listën e golashënuesve në Serinë B, talenti Shpendi: Jam i lumtur, po shijojmë momentin

Talenti i Kombëtares Shpresa, Kristian Shpendi, po kalon një moment të artë me skuadrën e Çezenës në Serinë B italiane.

21-vjeçari spikati me dopietë nga pika e bardhë e penalltisë në duelin ndaj Bershas të vlefshme për javën e 10-të të kampionatit. Kristiani shënoi në minutat 15 dhe 53 të sfidës, duke i siguruar 3 pikë të arta bardhezinjve. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes ai u shpreh:

 “Ne e luajtëm mirë ndeshjen dhe jam i lumtur që kam kontribuar me këto dy gola. Në të parin e kam gjetur këndin e duhur, ndërsa në të dytën kam mashtruar portierin. Tani po e shijojmë momentin, por duam të jemi gati menjëherë për ndeshjen e së martës kundër Salernitanës”, deklaroi Shpendi.  

Në 9 ndeshje që është aktivizuar këtë sezon në Serinë B, Kristian Shpendi ka shënuar 6 gola. Ai kryeson i vetëm listën e golashënuesve, i ndjekur nga Thorstvedt i Sasuolos me 5 gola.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top