Fundjavë e begatë për legjionarët shqiptarë, pasi golat kanë ardhur me një shtrirje të gjatë gjeografike.
Sot ka qenë radha e Redon Xhixhës për t’i ’hënë fund “agjërimit në kampionatin azer, pasi ka shënuar golin e parë sezon me Karabakun. Ndërsa vera ka qenë produktive për Xhixhën, i cili ka realizuar pesë gola për Karabakun në fazën paraeliminatore në Champions.
Xhixha ka hyrë në fushë në minutën e 84-t dhe pas pesë minutash ish sulmuesi i Laçit dhe Tiranës ka shënuar duke vulosur shifrat në 2-0 për Karabakun në transfertë ndaj Neftçit.
Goli i Xhixhës (VIDEO)