Revolucion tek Inter-i: emër i bujshëm për zëvendësimin e Inzaghi-t

Simone Inzaghi i ka dhënë mundësinë drejtuesve të Inter-it të dyshojnë në punën e tij gjatë javëve të fundit, pas disa rezultateve zhgënjyese të arritura në kampionat.

Ka qenë Rudy Galetti, gazetari i Sportitalia, drejtuesi i transmetimit live në kanalin Twitch TvPlay i cili ka diskutuar mundësinë konkrete të një ndryshimi në stolin zikaltër.

“Inter-i do të jetë në gjendje të zbatojë një seri ndryshimesh që do të jenë pjesë e një revolucioni të vërtetë, duke filluar nga roli i trajnerit. Disa nga karakteristikat e Inzaghi-t, në fakt, nuk pëlqehen nga drejtuesit. Profili i Conceicao është qartë përpara atij të Conte, i cili do të largohet nga Tottenham.

“Mourinho megjithatë, me disa garanci të tjera nga drejtuesit e tij, mund të qëndrojë në Romë. Thiago Motta është një profil gati, i pjekur me kalimin e kohës. Ai i transmeton skuadrës vlera dhe siguri pozitive, siç e vërteton edhe rezultati i Bologna-s ndaj Inter-it”, tha Galetti.

Situata e Inter-it hapi më pas një sërë mundësish edhe për Dzeko-n, Lukaku-n dhe të riun Retegui: “Italo-argjentinasi ka fituar tashmë një përvojë të mirë, por duhet mbajtur nën kontroll për të mos pasur me një De Ketelaere të dytë. Pas kalimit në Serinë A, çdo lojtar duhet të rivlerësohet. Është një lloj futbolli ndryshe nga Premier League”, shtoi Galetti.

“Drejtuesit dëshirojnë të vazhdojë me Dzeko-n, këtë vit ai ishte sulmuesi më i qëndrueshëm. Nga ana tjetër, fati i Lukaku-t është mjaft i vulosur, por është e drejtë të lëmë një dritë të vogël sepse kanë mbetur edhe dy muaj dhe ai mund të japë një sinjal të rëndësishëm. Huazimi është vjetor, nga fjalët e Marotta-s duket qartë se të gjithë presin më shumë prej tij”, përfundoi gazetari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top