Rey Manaj rrezikon edhe sfidat e nëntorit , trajneri i Sivasspor “alarmon” stafin e Kombëtares – FokusNews.al

Rey Manaj është një nga mungesat e rëndësishme të Sylvinhos në listën e Kombëtares për dy sfidat me  Çekinë dhe Gjeorgjinë. Lushnjari për shkak të një dëmtimi nuk ka mundur të bëhet pjesë e kuqezinjve për dy sfidat e radhës.

Po jio vetëm kaq, pasi trajneri i Sivasspor, Bulent Uygun ka “alarmuar” stafin e kuqezinjve. Timonieri i skuadrës turke ka folur për mediat vendase pas humbjes 3-2 të skuadrës së tij ndaj Goztepe, teksa ka nënvizuar se Manaj do të mungojë për një kohë të gjatë.

“Do të bëjmë maksimumin që të rikuperojmë lojtarët pas sfidave të kombëtareve. Rey Manaj nuk do të jetë me ne për një kohë të gjatë për shkak dëmtimi”, ka theksuar shkurtimisht Uygun. Në këto kushte sulmuesi kuqezi tashmë do të jetë në luftë me kohën për t’u rikuperuar, ndërsa rrezikon edhe sfidat e nëntorit me Kombëtaren.

Kujtojmë se Shqipëria do të luajë ndaj Çekisë më 11 tetor në orën 20:45 në “Epet Arena” dhe 3 ditë më vonë ndaj Gjeorgjisë në orën 18:00 në “Mikheil Meskhi”. Ndërkohë në muajin nëntor do të luajë ndaj Çekisë më 16 nëntor në orën 20:45 dhe më 19 nëntor në orën 20:45 ndaj Ukrainës, takime këto që do të zhvillohen në “Air Albania”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top