Rikthime të rëndësishme te Tirana, ndaj Egnatias në stol do të jetë edhe kapiteni

Tirana po përgatitet për duelin me Egnatian, sfidë që do të luhet ditën e nesërme në transfertë në orën 14:00. Bardheblutë pas humbjes me Vllazninë në Klasike, ndaj kampionëve synojnë të rikthehen te fitorja në kampionat e cila iu mungon prej disa javësh.

Lajm i mirë për Bledi Shkëmbin është se ditën e nesërme rikthehet nga pezullimi titullari i kryeqytetasve. Bëhet fjalë për Qëndrim Ismajlin, i cili ka shlyer pezullimin në Klasike dhe tashmë do të rimarrë vendin e tij në formacion.

Ndërkohë pas më shumë se 3 muajsh më në fund do të jetë gati edhe Florian Përgjoni. Mbrojtësi me shumë gjasa ndaj kampionëve do të jetë në stol, ku trajneri Bled Shkëmbi në bazë të sfidës do të vendosë nëse do t’i japë minuta apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top