Bayerni i Mynihut është gati të blindojë Joshua Kimmich. Futbollisti është kthyer në një shtyllë të skuadrës gjermane, duke u treguar thelbësor në fushën e lojës. Një lojtar eklektik dhe fleksibël që mund të luajë role të shumta në fushë. Mesfushor substance por edhe cilësor, në të kaluarën ka luajtur disa ndeshje në rolin e anësorit të krahut të djathtë. Natyrisht, paraqitje shumë të mira jo vetëm në klub, por edhe në kombëtaren gjermane, ku po demonstron aftësitë e tij.
Pasi mbërriti për të veshur fanellën e bavarezëve në vitin 2015, Kimmich tregoi veten, por verën e kaluar, edhe falë një kontrate që skadon në qershorin e ardhshëm, emri i tij lakua në merkato. Barcelona, Paris Saint-Germain dhe Manchester City tentuan ta bënin të vetin, por në fund Kimmich mbeti në Mynih.
Megjithatë, tani situata duket se ka ndryshuar. Jo vetëm qëndrueshmëri, por edhe rinovim. Sipas edicionit të sotëm të BIld, Bayern është gati t’i ofrojë lojtarit rinovim të kontratës. Max Eberl dhe drejtuesit kryesorë të klubit synojnë të emërojnë ish-lojtarin e Leipzig-ut si kapiten.