Artisti Robert Aliaj, i cili ka djalin e tij Kristin banor në “Big Brother Albania Vip 2”, thotë se në përballjen kokë më kokë, Olta-Kiara, të shtunën duhet që të dalë aktorja Olta Gixhari.
Sipas tij, ajo si grua ka mohuar gjithçka për lojë, kur edhe vlerësoi Kiarën për profilin fisnik dhe të respektuar që ka treguar këto 3 muaj në Big.
“Profili i Kiarës, është profili i një vajze shumë të respektuar, shumë e balancuar, e qetë. kurse profili i Oltës ka treguar që edhe pse prind, loja ka qenë shumë e rëndësishme për të, është përfshirë jashtëzakonisht shumë, me situata tepër agresive. Nuk do ta pëlqeja një grua që mohon gjithçka për lojë. Sipas rregullit duhet të dalë Olta. Luizi është i fortë dhe ka krijuar një marrëdhënie, dhe këtë marrëdhënie ai duhet ta çojë deri në fund”.