Real Madrid mund të jetë pa Rodrygo për disa kohë pasi klubi konfirmoi të enjten se krahu i djathtë brazilian vuan nga një dëmtim në kofshën e djathtë.
“Pas testeve të kryera te lojtari ynë Rodrygo Goes nga shërbimet mjekësore të Real Madridit sot, ai u diagnostikua me një lëndim në muskulin biceps femoris në kofshën e tij të djathtë”, tha klubi spanjoll në një deklaratë. “Shërimi i tij do të vlerësohet”.
Braziliani 23-vjeçar u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 85-të të fitores së rikthimit 5-2 të Real Madrid ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve këtë javë.
Rodrygo dhe portieri Thibaut Courtois, 32-vjeç, i cili pësoi një dëmtim në këmbën e majtë në ndeshjen e së martës, ka të ngjarë të mungojnë në “El Clasico” kundër Barcelonës të shtunën.