Interi do të presë në “San Siro” skuadrën e Juventusit për të bërë mes tyre llogaritë për javën e 9-të të Serie A. Sfidë kjo që do të luhet ditën e dielë në orën 18:00.
Por pas fitores së mbrëmshme me Romën, Simone Inzaghi është bërë me “dhimbje koke”. 2 titullarët e padiksutueshëm të skuadrës janë dëmtuar pak dit para derbit me Juventusin.
Hakan Calhanoglu dhe Francesco Acerbi u detyruan të linin fushën e lojës dhe të dilnin na fusha për shkak të dëmtimeve që morën. Kjo shqetëson stafin e kampionëve, të cilët shpresojnë që futbollistët të mos kenë dëmtime serioze.
Calhanoglu dhe Acerbi do t’u nënshtrohen vizitave mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit. Te Interi “kryqëzojnë gishtat” që lojtarët të mund të jenë të gatshëm ndaj “Zonjës së Vjetër” në fundjavë.