Ronaldo është monstruoz edhe 38-vjeçar, kalon Haland e Mbape si golashënuesi më i mirë i vitit

Kristiano Ronaldo është i pandalshëm ndonëse pasaporta e tij thotë se është 38-vjeçar. Sulmuesi portugez vazhdon të shënojë me ritëm mbresëlënës dhe nga sot është golashënuesi më i mirë i këtij viti.

Ai shënoi dy herë në portën e Bosnjë Hercegovinës në pjesën e parë të takimit të djeshëm të Portugalisë dhe kësisoj, arrit shifrën e 40 golave gjatë këtij viti kalendarik. Kështu, ai kaloi me 1 gol Haland dhe ka 5 më shumë se Mbape të cilët e ndjekin në këtë renditje të veçantë.

Ky është viti i 12 në karrierën e tij si profesionist ku ai arrin të shënojë 40 apo më shumë gola, teksa rekordi i tij personal është 69 të tillë në vitin 2013.

Përtej kësaj, sot ai arriti kuotën e 128 golave me ekipin e tij kombëtar, duke qenë padyshim golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtareve e duke pasur të paktën dyfishin e golave të shënuar me kombëtaren të çdo futbollisti europian me përjashtim të Pushkash, Levandovski, Lukaku, Koçish, Klose, Gerd Myler, Robi Kin dhe Xheko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top