Rrapaj dhe mesfushori i Laçit në “majë”, mësoni formacionin më të shtrenjtë të Superiores (FOTO)

Kjo merkato që sapo lamë pas, solli në Superiore lojtarë me emër dhe të njohur për futbollin shqiptar. Disa ishin rikthime, e disa të tjerë si debutues, kanë bërë që edhe formacioni i lojtarëve më të shtrenjtë të kampionatit të ndryshojë.

Kësaj 11-she të shtrenjtë i përshtatet skema 4-2-3-1. Ndërkohë që Partizani është ekipi që ka më së shumti lojtarë, plot 5 të tillë. Vlera e plotë e këtij ekipi është 4 milionë e 575 mijë euro.

Në portë është gardiani i Partizanit, Pano Qirko, vlera e të cilit është 325 mijë euro. Më pas, për të vazhduar përsëri me një “Dem”, Andi Hadroj ka blinduar krahun e djathtë të mbrojtjes, me futbollistin që e ka vlerën 400 mijë euro.

Mbrojtësi Azemoviç i cili u transferua te Elbasani gjatë kësaj vere është në dyshen e qendrës së mbrojtjes së bashku me Xhemajlin e Egnatias. Ky i fundit e ka vlerën 350 mijë, ndërsa Azemoviç plot 500 mijë euro.

Në krahun e majtë të mbrojtjes s’kishte kush të ishte më me vlerë, përveçse lojtarit të Kombëtares shqiptare, Naser Alijit. Ky i fundit e ka vlerën plot 400 mijë euro, duke qenë edhe ndër më të mirët në këtë 11-she dhe më me vlerë.

Mesfusha plotësohet me Arbin Zejnullain 375 mijë euro dhe Enriko Papa që u transferua këtë verë te Laçi, i cili e ka vlerën 600 mijë euro. Po 600 mijë euro është edhe vlera e Arinaldo Rrapaj që s’mund të mungonte.

Ndërkohë që sulmi plotësohet me Tedi Carën, i cili vlerësohet 325 mijë euro, ndërsa Rashica i Skënderbeun e ka vlerën 350 mijë. Për të plotësuar 11-shen më të shtrenjtë në majën e sulmit është Bintsouka, vlera e të cilit është 350 mijë euro.

Formacioni më i shtrenjtë i “Abissnet Superiore”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top