Teuta dhe Elbasani kanë luajtur pasditen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi në barazim 0-0. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Elbasanit, Roberto Bordin.
“Nuk arrim të realizojmë rastet e golave që krijojmë. Në këtë ndeshje nuk patëm shumë raste, por në ndeshje të kaluara që kemi patur shumë. Mnbaj përgjegjësi si trajner që nuk kam dhënë më shumë për lojtarët e mi. Duhet të ndërrojmë marsh, të marrim kthesën. Mund të bënim gol në fund po më shumë kemi rrezikuar të pësojmë. Më shumë kemi rrezikuar të pësojmë sot sesa të shënojmë me thënë të vërteetën. Është një kampionat shumë i fortë dhe i ngjeshur dhe kjo e tregon dhe ndeshja e sotme që ishte shumë e vështirë. Më vjen keq dhe njëherë që nuk dhash më shumë pasi djemtë meritonin të fitonin sot. E dinim që Teuta kryente një presion të lartë dhe ia dolëm në disa situata të realizonim ato topa të gjatë. Na ndihmoj shumë portieri në pjesën e parë. U krijuan situata të mira me Ze Gomesh në fund, mirëpo u duk qartë që kaq nuk mjafton. Janë 2 lojtarë eksperet dhe na kushtojnë shumë humbja e tyre. Duhet të përshtasim lojtarë të tjerë në rolin e qendërmbrojtësit. Kemi dhe Mustën jashtë dhe jemi në urgjencë totale për dëmtimet. Mustën e kishim jashtë qëkur tani na u shtuan 2 të tjerë. Duhet të jemi të zotë të përshtatemi me këtë situatë. Nuk duhet të ulim kokën, por të lujamë me zemër. Nuk duhet të pësojmë kaq shumë raste në mbrojtje.”, u shpreh Bordin.