Antoneta sot ka deklaruar se është lënduar nga fjalët e Luizit ndaj saj, të cilin e kanë mbështetur edhe disa nga banorët e tjerë.
Ajo ka thënë se fillimisht e ka injoruar, por se dikur është ndjerë e lënduar. “Unë e mendova se u prek nga deklarata ime për çiftet, që ishte e përgjithshme dhe e injorova.
Por, dikur iu bashkangjitën edhe të tjerët dhe unë realisht u preka sepse nëse kjo është forma e komunikimit, kjo më lëndoi”, ka deklaruar Antoneta.
Ndërsa Luizi ka deklaruar se nëse ndonjë banor dëshiron debat, duhet ta mbajë.“Ti e di si reagoj unë kur prekem në lidhjen time me Kiarën, më ke parë nga jashtë. Andaj, kur vjen dhe më prek aty, unë e di se je duke e bërë qëllimshëm”, është përgjigjur ndër të tjerash Luizi.
Ndërkohë ka reaguar edhe Olta, e cila ka thënë se Luizi duhet të ketë kontroll tek komentet që bën tek banorët.Në këtë moment ka “shpërthyer” edhe Luizi.
“Po rri ti o Olta, kur u bëre ti me Antonetën? Ke gjithë javën që e sulmon, tash e mbron. E dëgjove Zhakin e Arbërin dhe ndryshon ti”, ka thënë Luizi, duke aluduar në mendimet e opinionistëve të cilët i dolën në “krah” Antonetës në akuzat e saj ndaj banorëve.