Surpriza të shumta në kualifikueset e Europianit, teksa janë zhvilluar 4 xhirot e para. Armenia, Kazakistani dhe Luksemburgu, janë 3 kombëtaret e vogla, që po befasojnë me ecurinë e tyre, duke pasur shanse reale për t’u kualifikuar në Europian.
Luksemburgu bën pjesë në grupin J, teksa në 4 ndeshje ka arritur të sigurojë 7 pikë, duke rivalizuar denjësisht me Portugalinë dhe Sllovakinë, teksa ka lënë pas Bosnjë dhe Islandën.
Ecuri surprizuese edhe për Kazakistanin, që renditet në vendin e dytë në Grupin H, me 9 pikë në 4 ndeshje, po aq sa Finlanda kryesuese. Teksa momentalisht jashtë dy vendeve të para janë Danimarka dhe Sllovenia.
Moment tepër pozitiv po kalon edhe Armenia, që renditet në vendin e dytë në Grupi D, me 6 pikë në 3 ndeshje, duke lënë mbrapa Kroacinë dhe Uellsin.