Sabiani si “hetues”, merr në pyetje Kristin: Kur e vendose për Keisin?

Hyrja e Sabianit në BBVIP, trazoi marrëdhënien e vajzës së tij Keisit me Kristin.

Sabiani shprehu hapur se nuk ishte dakord për lidhjen e tyre.

Por duket se pasditen e sotme, Kristi dhe Sabiani diskutuan me njëri tjetrin për këtë marrëdhënie.

Sot, ai gjeti kohë të fliste me Kristin. Sabiani beson se Kristi ka plane të tjera për jetën e se nuk mund të vendoset për të ardhmen brenda një reality show si ‘Big Brother VIP’.

Sabiani: Kristi ka plane të tjera për jetën. Në një reality show nuk mund të vendosësh për të ardhmen.

Kristi: Unë kam thënë që Keisin e kam shumë qef. Më erdhi një pëlqim që nuk e prisja fare.

Më pas, Sabiani e mori veçmas Kristin. Ai e pyeti në një moment se kur vendosi të lidhej me Keisin, por nuk insistoi më gjatë.

“Ju duhet të promovoni më të mirën. Ti e di, lajmi i zi ikën kollaj. Penalizohesh për kaq. Ti ke plane të tjera për jetën. Kur e vendose? Se Luizi ka ardhur me një pikësynim, ka qenë që në fillim me këtë gjë, konkret”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top