Sadiku shënon golin e pestë sezonal në Indi

Armando Sadiku po kalon një formë të jashtëzakonshme në Indi, aty ku këtë sezon është pjesë e skuadrës së Goa.

Sulmuesi shqiptar gjeti sërish rrugën e rrjetës në kampionat. Sadiku shënoi golin e vetëm për Goa-n në humbjen 2-1 ndaj Mumbai City.

33-vjeçari u tregua i saktë nga pika e penalltisë në minutën e 55-të, ndonëse në fund goli i tij kishte vetëm vlerë statistikore. Në katër ndeshje zyrtare të luajtura këtë sezon,

Sadiku numëron pesë gola të shënuar, duke konfirmuar se ndodhet në formë shumë të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top