Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme në muajin nëntor.
Këto ndeshje i takojnë para kualifikimeve për Botërorin e vitit 2027.
“Dardanët” më 21 nëntor do të jenë mysafirë të Zvicrës, derisa më 24 do të luajnë me Irlandën.
Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Jean-Denys Choulet, ka publikuar listën e gjerë me 19 basketbollistë para grumbullimit më 12 nëntor.
Ameeikani i natyralizuar, Dominic Artis rikthehet te “Dardanët”, derisa lojtarët tjerë luajnë në Superligën e Kosovës.
Pjesë e listës së zgjeruar është edhe Malcolm Armstead, ndërsa mungon Drilon Hajrizi që ende nuk është rikuperuar.
Kosova më 20 nëntor do të udhëtojnë drejt Bernës, ku do të publikohet lista me 12 lojtarë.