SERIE A/ 10 gola në 3 ndeshje! Sasuolo i jep “leksion” Interit në “San Siro” me Bajramin. Ja rezultatet dhe renditja (VIDEO)

U luajtën mbrëmjen e sotme 3 duelet e vlefshme për javën e 6-të të Serisë A, ku nuk munguan surprizat. Sasuolo e Nedim Barajmit, mposhti Interin në “San Siro” me rezultatin 1-2, duke i shkaktuar humbjen e parë në këtë sezon. 

Interistët kaluan të parët në avantazh me anë të Dumfris në minutën e 45+1, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, miqtë përmbysën gjithçka. Fillimisht ishte mesfushori i Kombëtares shqiptare, Bajrami që në minutën e 54-t tundi rrjetën Zomer, ndërkohë që Berardi në të 63-tën, vulosi triumfin e Sasuolos.

Në dy duelet e tjera të luajtura paralelisht, Lacio triumfoi ndaj Torinos me rezultatin 2-0, falë golave të Vesinos dhe Zakanjit në minutat 56 dhe 75. Triumf bindës arritën edhe kampionët e Napolit në duelin ndaj Udinezes me rezultatin 4-1. 

REZULTATET

INTER 1-2 SASUOLO

45’+1′ Dumfris/ 54′ Bajrami, 63′ Berardi

GOLI I BERARDIT (VIDEO)

GOLI I BAJRAMIT (VIDEO)

GOLI I DUMFRIS (VIDEO)

LACIO 2-0 TORINO

56′ Vecino, 75′ Zakanji

NAPOLI 4-1 UDINEZE

18′ Zielinski (P), 39′ Osimhen, 74′ Kvaratskhelia, 82′ Simeone / 81′ Samarxhiç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top