Egnatia – Tirana është një nga sfidat e ditës së sotme që do të luhet në orën 14;00 dhe që është e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat që kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat për të qenë më afër objektivave të tyre.
Si rrogozhinasit edhe bardheblutë në 5 ndeshjet e fundit kanë arritur të marrin vetëm 5 pikë. nga 1 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Këto rezultate kanë bërë që kampionat të jenë jashtë “top-4” ndërsa bardhebkutë të enden në zonën e ftohtë të renditjes.
Por pavarësisht formës aktuale që kanë skuadrat, historinë e përballjeve direkte nxjerrin kryeqytetasit si favoritë për të fituar këtë sfidë. Në 10 ndeshjet e së kaluarës mes tyre, 6 janë fituar nga Tirana dhe 1 nga Egnatia. Ndërsa 3 takime të tjera kanë përfunduar në barazim mes tyre. Bledi Shkëmbi do të synojë të thellojë këto statistika, ndërsa Edlir Tetova nga krahu tjetër do të tentojë të rikthejë ekipin te fitorja në kampionat.