Pas ndeshjes me Italinë, të mërkuren në orën 15:00 kuqezinjtë i pret dueli kundër Kroacisë në Grupin B. Teksa kuqezinjtë kanë mbyllur stërvitjen, duket se edhe Kroacia po përgatitet pë sfidën.
“Do të bëjmë një analizë të Shqipërisë për të gjetur një zgjidhje kur të përballemi me ta. Sigurisht që do të përpiqemi të shohim diçka ndryshe në këtë Shqipëri. E dimë që ndeshja e ardhshme në thelb është deçizive dhe ne duhet t’i mposhtim ata.
Në këtë mënyrë, ne do të shohim se çfarë do të bëjmë në veçanti, nuk ka dyshim për këtë, por ne patjetër duhet të ndryshojmë diçka. Gjithçka është ende në duart tona, ende nën kontrollin tonë. Ne duhet të jemi më mirë në fushë. Më takon mua t’i kthej gjërat, të tregoj të metat dhe të mos ndalem shumë në ndeshjen e humbur me Spanjën”, tha Dalic.
Andrej Kramaric, lojtari i Kroacisë tha se e di se çfarë i pret përballë Shqipërisë.
“Spanjën e lamë pas, fokusi tani tek Shqipëria. E dimë shumë mirë çfarë na pret. Duhet të gjejmë hapësira që të jemi të rrezikshëm, Shqipëria do të japë 300% ndaj nesh, ndaj nuk do ta kemi të lehtë”, tha ai.