Sfidat e Euro 2024/ Sylvinho publikon nesër listën, ja emrat e konfirmuar

Kombëtarja shqiptare zbret në fushën e blertë me dy përballje të rëndësishme në muajin qershor, që vulosin fatin e kuqezinjve në rrugëtimin drejt Euro 2024. Më 17 qershor në Air Albania luhet përballja Shqipëri-Moldavi, ndërsa 3 ditë më pas është transferta me Ishujt Faroe.

Ditë ne shtunë trajneri Brazilian Sylvinho do të publikojë listën e lojtarëve të thirrur në prag të dy përballjeve, ndërsa pritet të ketë rikthime dhe emra të rinj. Burime nga FSHF tregohen të rezervuara sa i përket dhënies së detajeve, ndërsa cilësohet se emra si Gjimshiti, Uzuni, Asani, Asllani, Kumbulla, Bajrami apo dhe Mehmeti pritet të konfirmohen sërish për përballjet e qershorit.

Porta do të jetë një problem për trajnerin Sylvinho, kjo për shkak të performancës së gardianëve kuqezi, ndërsa një futbollist që ka bërë mirë është dhe Papa në Rumani ku dhe ka fituar kupen me skuadren e Sepsi. Pikëpyetje ka dhe mbi lojtarët që luajnë në superligën shqiptare, nëse do të preferohet ndonjë prej tyre, mes Hadroj, Hakaj apo Rrapaj, krahasuar dhe me listat e mëparshme të kombëtares.

Shqipëria është pjesë e grupit E, ku renditet në vendin e fundit pas humbjes në përballjen debutuese ndaj Polonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top