Rey Manaj u rikthye nga dëmtim në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi lushnjar ditën e djeshme arriti të shënojë dopietë për ekipin e Sivasspor në fitoren 3-2 ndaj Hatayaspor.
Pas kësaj sfide ka reaguar shqiptari në rrjetet sociale. Manaj shpehet mjaft i lumtur që u rithye në fushën e lojës dhe që arriti të ndihmojë ekipin e tij për të arritur fitoren.
“Jam i lumtur që jam rikthyer për të mbështetur ekipin tim në këtë fitore”, ka shkruar sulmuesi i Kombëtares. Kujtojmë se 27-vjeçari mungoi për kuqezinjtë në ndeshjet e këti muaji, ku Kombëtarja luajti ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. Por rikthimi i tij nga dëmtimi me dopietë është padiksutim një lajm i mirë edhe për Sylvinhon, i cili pritet ta grumbullojë për sfidat e muajit nëntor, që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Ukrainës dhe Çekisë.