Shënoi përsëri gol në Serinë B, Stiven Shpendi: Kërkoj falje që e festova, por kisha familjen në tribunë

Stiven Shpendi shënoi golin e dytë në këtë edicion në Serinë B në ndeshjen që Empoli i tij barazoi me shifrat 2-2 ndaj Karrarezes. Një gol i shënuar ndaj skuadrës ku vitin e kaluar kishte qenë i huazuar, por ai nuk ngurroi ta festonte.

Megjithatë, duke folur pas ndeshjes, Shpendi ka kërkuar falje pikërisht për këtë fakt. “Jam i lumtur për golin tim që ndihmoi skuadrën për barazimin e përkohshëm. Ndoshta keqardhja vjen nga fakti se pësuam golin në fund. Barazimi është i pranueshëm, ndoshta në fund pasi përmbysëm shifrat edhe mund ta ruanim avantazhin.

Goli? Provova emocione të forta, vitin e kaluar këtu jam ndjerë shumë mirë. Ndaj edhe kërkoj falje për festën pas golit. Kisha familje time në tribunë dhe nuk e mendova gjatë”, tha sulmuesi shqiptar.

SHIH VIDEON

Back To Top