Sherr te Çekia për trajnerin pas humbjes me Shqipërinë, kapiteni Suçek kundër Federatës: Na pyesni edhe ne!

Situata në kampin e Çekisë pas humbjes ndaj Shqipërisë është rënduar jashtëzakonisht shumë. As fitorja me Ishujt Faroe që ka kthyer përsëri çekët në kontroll të fatit të tyre për kualifikimin, nuk ka qetësuar zërat që kërkojnë për shkarkimin e trajnerit Jaroslav Shilhavi.

Dhe ndërsa pritet mbledhja e Komiteti Ekzekutiv të federatës këtë të martë për të marrë vendimin për trajnerin, duket se lojtarët janë kundër shkarkimit. Kjo u bë e qartë nga fjalët e kapitenit Thomas Suçek.

“Mendoj se Komiteti Ekzekutiv duhet të angazhohet me lojtarët në njëfarë komunikimi. Ata nuk janë në të vërtetë në dhomat e zhveshjeve, ata nuk e dinë saktësisht se si ndihen lojtarët. Kështu duhet të jetë. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, ishte fraza e kapitenit që ka bërë të shpërthejnë polemikat edhe më shumë.

Opinionistët apo ish-futbollistët, i kanë kujtuar nëpërmjet reagimeve të tyre mesfushorit të Uest Hem se si në çdo vend tjetër, ishin drejtuesit ata që merrnin vendimet dhe lojtarët duhej të jepnin maksimumin me çdo trajner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top