Debatet e tij kanë nisur fillimisht me Kiarën, për të kaluar më pas te këngëtari. Në një debat Qetsori i tha Luizit se ka për të thyer rekord botëror dhe se ka për ta fituar ai këtë edicion të “Big Brother” dhe edicionin e ardhshëm. Ai madje përmendi edhe një herë faktin që Luizi nuk është lojtar i fortë dhe se ka për të dalë nga “Big Brother”.
“Do e shohësh ti si do fitosh, sapo të dalësh në nominim me mua dhe me një tjetër dhe fillon bën valixhet. Pyete Kiarën, të ka thënë Kiara kush jam unë?”, ishte kjo fjalia që acaroi pa masë Luizin. Por ashtu si edhe vetë Kiara e ka thënë, ajo dhe Qetsori njihen vite më parë. Kujtojmë se pas fitores së “Big Brother”, Qetsori tentoi disa herë të ishte pjesë e ekranit, duke eksperimentuar si moderator apo edhe gazetar.
E duket se në këto përpjekje, ai është njohur me Kiarën. Vite më parë, ata kanë qenë pjesë e një televizioni, ku Kiara punonte si velinë në një emision investigativ, ndërsa Qetsori si gazetar. Fillimisht marrëdhënia e a e tyre ka qenë e mirë, por më pas disa përplasje kanë nisur mes tyre, duke sjellë edhe një konflikt verbal në ambientet e punës.
Që nga ai moment, Kiara dhe Qetsori nuk kanë pasur asnjë komunikim së bashku, duke ndërprerë edhe përshëndetjet, deri në momentin që ky i fundit iu bashkëngjit lojës pak javë më parë. Por që ditët e para, ai i është rikthyer debatit me moderatoren, por duke zgjedhur të mos zbulojë se çfarë ka ndodhur më herët me ta. Ai u shpreh se me çiftin Luiz-Kiara do ketë diskutime, ndërsa me banoret e reja do ketë marrëdhënie shumë të mirë sepse e kanë për herë të parë një eksperiencë të tillë. Qestori tha se lojën e tij do ta bëjë të pastër.