“Shkëmbi dështoi me sukses 2 herë dhe pastaj e mori Tirana”! Alliu: Megjithë respektin, por me miell misri nuk bëhet bukë gruri

Tirana ndodhet në një moment të keq në Superiore. Bardheblutë kanë vetëm një fitore në 12 javë kampionat, atje ku numërojnë 11 pikë dhe mbajnë vendin e 7 në renditje, me po të njëjtën sasi pikësh sa Skënderbeu që ndodhet në vendin e 8.

Megjithatë sipas të gjitha gjasave Tirana do të bierë në zonën e ftohtë pasi në dy vendet e fundit ndodhen Laci dhe Bylis, që nesër kanë një ndeshje direkte me njëra-tjetrën dhe nëse nuk ndodh barazimi, një tjetër ekip do të parakalojë kryeqytetasit. I ftuar në “Max Sport” që tanimë transmetohet në “EuroNeës Albania”, ish-futbollisti Ilirjan Alliu nuk është kursyer aspak ndaj trajnerit të Tiranës, Bledi Shkëmbi.

“Tirana pasuri kombëtare? Nëse je pasuri kombëtare, kur merr vendime, duhet të kesh përgjegjësinë si të tillë. Kur vendos një drejtues, një trajner, duhet të kesh përgjegjësinë si të jesh pasuri kombëtare. Ke përcaktuar objektivat dhe pyet: “A i shkon ngjyra kafe Tiranës? Nuk i shkon, i shkon bardheblu. A i rri mirë kostumi? Nuk i rri mirë, i shkon bardheblu”. Ka tjetër dell, temperament, karakteristikë.

Te Partizani shkon se kanë gjithë jetën që i marrin nga Korca, Tepelena, Përmeti. E pranon se kështu është ndërtuar Partizani në historikun e tij. Te Tirana ka humbur ADN, nuk këndohet me kënga tironse. Të flasim hapur, megjithë respektin për Bledi Shkëmbin si drejtues, si teknik, si futbollist, por unë do të isha menduar shumë gjatë për të. Ka dështuar me sukses në çdo aventurë të tij, dy dështime me sukses të tmerrshme dhe me shumë investime, sidomos te Dinamo që u projektua të fitonte Champions League dhe pastaj ra direkt në Kategorinë e Tretë pa ndaluar në të dytën fare. Por te Tirana kishin një shprehje me aq pak kohë sa isha unë aty: “Me miell misri, nuk bëhet bukë gruri”, tha Alliu. /Sport Ekspres/
?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top