Bayerni i Mynihut shtohet si opsion për të ardhme e sulmuesit serb të Juventusit, Dusan Vlahovic. Klubi gjerman është gati të futet në garë për qendërsulmuesin duke pasur parasysh vështirësitë për të siguruar Harry Kane (Tottenham lëkundet nga kërkesa 120-milionëshe).
Kampionët e Gjermanisë mund të vendosin “në pjatë” 80 milionë euro, shifër të cilën Juventusi vështirë se mund ta refuzojë.
Me kaq shumë para “Zonja e Vjetër” do të rregullonte situatën financiare dhe do të blinte Romelu Lukakun, trashëgimtarin e identifikuar të serbit.
Juventusi, në fakt, nuk po pret gjermanët dhe në orët në vijim do të ketë kontakte të drejtpërdrejta me Chelsea-n për shkëmbimin Lukaku-Vlahovic.
Përveç kartonit të Lukakut, pretendojnë të arkëtojnë të paktën 40-50 milionë.
Juventusi e ka një bazë për marrëveshje me “Big Rom”. Flitet për një kontratë 3-vjeçare me pagë rreth 8 milionë euro neto në sezon, plus bonuse, plus opsionin për ta zgjatur bashkëpunimin edhe sezonin e katërt.